Futboll

Vllaznia nis merkaton, firmos dhe me dy futbollistë

Vllaznia ka një aset shumë të madh, fjala është për Akademinë e Futbollit, pasi çdo vit nxjerrë talente të rinj që i bashkëngjiten ekipit të parë. Skuadra shkodrane ka humbur disa nga futbollistë e rinj ndër vite, por tashmë nuk do që të përsëriten më raste të tilla. Drejtuesit e klubit shkodran kanë nisur menjëherë “merakton” duke nënshkruar në me dy futbollistë të rinj, bëhet fjalë për një 17-vjeçar dhe një 18-vjeçar.

Kuqeblutë kanë hedhur firmën me dy lojtarët e Vllaznisë U-19, Egzon Shimaj dhe Kamelio Palushani. I pari është mbrojtës dhe është vetëm 17 vjeç, ndërsa i dyti është sulmuesi dhe është vetëm 18 vjeç. Nuk bëhet e ditur se për sa vite kanë firmosur futbollistët, ndërsa Vllaznia është mjaftuar vetëm me një deklaratë që konfirmon arritjen e marrëveshjes me të dy lojtarët.

DEKLARATA – “Në Klubin e Futbollit Vllaznia ka vijuar puna edhe sot me firmosjen e kontratave me futbollistët e spikatur të ekipit U-19 të Akademisë së tij. Këtë herë ka qenë radha e dy futbollistëve të tjerë për të hedhur firmë në kontratat e ofruara nga ana e drejtuesve të klubit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Egzon Shimaj që njëkohësisht është edhe kontigjent i ekipit kombëtar të kësaj grupmoshe si dhe për sulmuesin Kamelio Palushani i cili sezonin e kaluar ka qenë shënuesi më i mirë i ekipit dhe po ashtu edhe sivjet po spikat me lojën dhe golat e tij. Firmat me këto lojtarë kanë ardhur pas propozimit të bërë nga vetë drejtuesit e Akademisë dhe natyrisht që konsiderohen dy sportistë me të ardhmen që premtojnë shumë për ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë”, – shkruan klubi i kuq. Në fakt, kjo është firma e tretë brenda pak kohësh, pasi më herët firmosi nga skuadra e të rinjve kapiteni Arsaed Rahova. Ai i hapi rrugë dhe nënshkrimit të tjerëve, ndërsa nuk duhet harruar se Belajd Pusi shënoi dhe golin e tij të parë me fanellën kuqeblu vetëm pak ditë më parë në ndeshjen e fituar kundër Lushnjes.

Related posts

E BUJSHME/ Adidas dëshiron të financojë nënshkrimin e Haaland nga Real Madrid

Delo.autor

E ARDHMJA LARG PARISIT/ Klubit i madh i Premier League hedh “tentakulat” për sulmuesin Icardi, ja emri…

Delo.autor

MERKATO/ Chelsea synon Dembelen si zëvendësues të Hazardit

Q.Autor

Leave a Comment