Futboll Sport

Legjenda e Vllaznisë hedh bombën për privatizimin e klubit

Ish-lojtari i Vllaznisë, Edi Martini,  hodhi bombën pas ndeshjes së humbur me Luftëtarin dhe momentin që po kalon ekipi shkodran. Legjenda e Shkodrës nuk heziton të shprehet hapur për Eduasportin.com në lidhje me situatat që kanë pushtuar klubin shkodran, por dhe çështjen e privatizimit. Martini nuk është prej atyre që fshihen, por flet hapur dhe këtë gjë bëri dhe këtë herë. Ai mendon se Vllaznia nuk bie, por do të bjerë Kamza me shumë mundësi, pavarësisht se humbja me Kamzën sjell shumë pasoja negative.

“Ndeshja me Luftëtarin nuk duhej humbur dhe na ka sjellë shumë probleme. Jemi në situatë të vështirë e dimë, por janë dhe shumë pikë ende në lojë. Druhem paksa nga gjendja e ekipit, por besoj se do të ia dalim mbanë me sukses deri në fund”, – shprehet Martini. Martini beson se ka ende shumë pikë në lojë, por ku do t’i marrë Vllaznia këto pikë duke parë dhe kalendarin e frikshëm. “Ne duhet të marrim pikë duke nisur që nga ndeshja me Laçin këtë javë. Luajmë në shtëpi dhe nuk duhet të tolerojmë, mos harroni se presim dhe Kamzën në shtëpi që është ndeshje direkte dhe duhet të fitojmë. Mendoj se mund të marrim pikë në të gjitha ndeshjet”.

Martini mundohet të shfaqet optimist, por nuk e fsheh zhgënjimin e tij në lidhje me ekipin e Vllaznisë. “Jam shumë i zhgënjyer me ekipin që nga fillimi e deri në fund. Personaliteti i ekipit ka rënë nën zero. Përgjegjësitë e Cungut dhe Gjokës? Të gjithë kanë përgjegjësi, nga i pari e deri te i fundit. Ekipi nuk merr rezultate, kjo do të thotë se diçka nuk shkon”. Martini nuk heziton të flasë dhe për merkaton e janarit, ai mendon se nuk ishte e goditur. “Nuk po marrim rezultate, kjo tregon gjithçka. Emra konkretë? Nuk mund të futem në emra të përvetshëm, pasi Vllaznia ka nevojë dhe për një fëmijë tani. Duhet të jemi bashkë”.

Martini u ka dhënë një “shuplakë” të gjithë tifozëve shkodranë që mendojnë se Vllaznia do të privatizohet në fund të sezonit. “Nuk besoj se do të privatizohet klubi. Kjo për shkak të politikës”, – u shpreh shkurtimisht ai. Përgjigjja e tij djeg shumë në Shkodër. Shkodrani u pyet dhe në lidhje me ekipin që rrëzohet dhe ndeshjen kundër Laçit. “Besoj se do të fitojmë. Nuk mendoj se ka aleanca kundër nesh. Kamza ka dy ndeshje direkte me Teutën dhe ne. Mendoj se ka kalendarin më të vështirë”, – përfundoi ai

Related posts

TELEVIZIONI I SHQIPTAREVE NUK NDALET/ SURPRIZË: Real Madrid – Barcelona vjen në RTSH (FOTO)

Isa.Autor

DEKLARON ISH-YLLI I INTERIT/ Klinsmann nuk ka dyshime: Më vjen keq për “San Siron”, duhet të merren…

Delo.autor

KTHIMI I MARTINIT NË KRYE TË TEUTËS/ Reagon Hasanbelliu: Ai vetëm kishte paraqitur dorëheqjen, por…

Delo.autor

Leave a Comment