Futboll Sport

Partizani dënon Telushin, merret masa e parë për mesfushorin

Çështja e ditës dhe e natës në klubin e Partizanit është përplasje e mesfushorit Bruno Telushi me teknikun Klevis Dalipi. Në seancën e fundit para nisjes drejt Gjirokastrës, mesfushori vlonjat pati përplasje me teknikun e tij për shkak të formacionit dhe la seancën stërvitore. Veprimi i tij nuk do të kalojë pa u ndëshkuar, pasi bëhet fjalë për një ndeshje që vlen thuajse gjithë sezonin dhe largimi demonstrativ i 27-vjeçarit mund t’i kushtojë dhe largimin nga skuadra kryeqytetase.

Dënimi – Klubi i Partizanit nuk mund të qëndronte duarkryq përballë një situate të tillë. Personaliteti i trajnerit u vu në diskutim dhe drejtuesit duhet të mbronin teknikun Klevis Dalipi. Mesfushori nuk është përfshirë në listën e ekipit për ndeshjen kundër Luftëtarit. Ai nuk është në hotel me skuadrën, por ka mbetur në Tiranë. Telushi me shumë mundësi nuk do t’i bashkohet më skuadrës dhe nuk do t’i shpëtojë një gjobe të majme nga ana e drejtuesve. Sjellja e tij nuk mund të tolerohet dhe për rrjedhojë mori dhe masën e parë ndëshkimore. Të presim dhe të shohim se si do të shkojë situata mes tij dhe Partizanit.

Formacioni i Partizanit – Një ndër arsyet se pse mesfushori Telushi bëri fjalë me teknikun Klevis Dalipi ishte dhe për shkak të formacionit që ka Partizanit sot në fushën e lojës. Në vend të vlonjatet dhe Malës do të luajë Milan Culum. Ky i fundit nuk e pranoi faktin se serbi mund të luante para tij dhe reagoi në atë mënyrë duke u largua nga fusha stërvitore. Ai pati debat me teknikun e tij dhe menjëherë iu drejtua dhomave të zhveshjes. Pa ekzagjerime, pa fyerje, pa kapje me duar, diskutim i ashpër dhe largim direkt. Drejtuesve nuk i ka pëlqyer.

Related posts

Volejbollisti i kombëtares shqiptare firmos me kampionët e Francës

Sadik.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ SASSUOLOS/ Gattuso zbulon emrin e parë për merkaton, ja dëshira e trajnerit

Delo.autor

“EL CLASICO” E 253-TË/ Barcelona mund të shkruajë historinë në “Camp Nou”…

F.autor

Leave a Comment