Futboll Sport

Fakiç: Kohët e fundit ka patur shumë aludime për Skënderbeun, këtë vit duam edhe Kupën

Drejtori sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiç, i ftuar në emisionin sportiv “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24” ka folur për disa çështje që lidhen me klubin korçar.

 

Fakiç ka deklaruar se për Skënderbeun pak rëndësi ka se me kë do të përballet në finale, pasi ata do të fitojnë. Lidhur me zërat aluduese se korçarët nuk kanë patur shumë interes për Kupën Fakiç i ka mohuar kategorisht ato.

 

Laçin apo Kukësin, kë dëshironit në finale të Kupës?

Mendoj se për ne është e njëjta, për publikun më interesante do të ishte Kukësi, por ajo është finale dhe pavarësisht kundërshtarit do të jetë interesante. Unë them se do shohim një futboll të bukur

Vëmendja e Skënderbeut për Kupën ndër vite nuk ka qenë e duhura. Çfarë e ndryshoi këtë vit

Mendoj se këtë vit është ndryshe prej faktit se Skënderbeu është shkëputur në kampionat dhe për këtë arsye kemi më shumë vëmendje për Kupën. Do t’i fitojmë të dyja.

Për kë trofe lufton më shumë Skënderbeu

Kampionati është më i rëndësishëm dhe ky është objektivi që skuadra futet në fillim, por edhe Kupa është interesante sepse t’i fitojmë të dyja do të jetë bukur.

U aludua se Skënderbeu nuk kishte interes për Kupën

Kohët e fundit shumë aludime ka patur për Skënderbeun, por në Vlorë u tregua se Skënderbeu luan vetëm për vete. Ne shikojmë punët tona. Treguam karakter dhe ne mund të fitojmë në të gjithë fushat.

Dorëhiqet Duro prej Skënderbeut

Më vjen keq për secilin person që humb punën e vet, por ky është futbolli. Mua më vjen keq për Duron, për mua është një trajner shumë i mirë. Futbolli është i tillë, varet nga shumë gjëra.

Related posts

EPIKE/ Shihni si do dukeshin Mesi dhe Ibra po të kishin kokën e Spaletit (FOTO)

F.autor

IBRAHIMOVIC NË “SANREMO”/ Amadeus: Jam interist, e përgëzoj Milanin. Ylli Suedez: Do arrijmë rekord…

Delo.autor

Reformë në FSHF, largohet zëdhënësja bukuroshe Jona Dervishi sepse…

Sadik.Autor

Leave a Comment