Bundesliga Futboll

Leipzig-Leverkusen, në Gjermani luhet për Champions-in

Leipzig do të paraqitet në këtë ndeshje me një moral të mirë pas fitores 1-0 të marrë mesjavën e kaluar kundër Marseille në Europa League, duke çuar në shtatë numrin e ndeshjeve të njëpasnjëshme pa pësuar humbje në të gjitha kompeticionet (4 fitore, 3 barazime).

Edhe pse ekipi i “Red Bull” do të mendojë për ndeshjen e kthimit me francezët, që do të luhet të enjten e ardhshme, ka pak mundësi që sulmuesi Timo Werner të lihet pushim për këtë ndeshje të rëndësishme të kampionatit. Leipzig, në fakt, ka vetëm një pikë më shumë se Leverkusen dhe të dy ekipet janë në garë për të siguruar një vend mes katër të parëve në kampionat. Një fitore në këtë takim mund të jetë vendimtare për të dy formacionet.

Gjithsesi, nuk do të jetë e lehtë për skuadrën e “Aspirinave” që të marrë një fitore në fushën e Leipzig, duke parë se ata nuk po kalojnë një moment të mirë forme dhe në dy ndeshjet e fundit të kampionatit kanë marrë një humbje dhe një barazim. Për më tepër, Leipzig ka fituar tri nga katër ndeshjet e luajtura në shtëpi kundër skuadrave të renditura mes gjashtë vendeve të para të kampionatit (3 fitore, 1 barazim), duke përfshirë këtu edhe një fitore 2-1 kundër kampionëve të Bayern Munich.

Por nuk mjafton me kaq. Leverkusen, në fakt, nuk ka fituar asnjë ndeshje kundër Leipzig. Lajmi i mirë për miqtë është se vendasit kanë mbajtur të paprekur rrjetën e portës vetëm në 21% të ndeshjeve të luajtura në shtëpi.

Shifra dhe Fakte
– Ndeshja e fazës së parë është mbyllur në barazim 2-2.
– Leipzig nuk ka pësuar humbje në katër ndeshjet e fundit të kampionatit (2 fitore, 2 barazime).

– Timo Werner është golashënuesi (11) dhe lojtari me më shumë asiste (5) i Leipzig në këtë sezon.
– Golashënuesi më i mirë i Leverkusen, Kevin Volland, nuk shënon prej 724 minutash.

Related posts

“PA DYSHIM QË PO”/ Chelsea bën goditjen tjetër në merkato, e zbulon… Leroi Sane

Delo.autor

Real Madrid kërkon hakmarrjen ndaj Leganes!

Q.Autor

SERIE A/ Juventus gjen zëvendësuesin e Lichtsteiner

Sadik.Autor

Leave a Comment