Futboll Seria A Sport

Mediat italiane/ MORATA APO HIGUAIN: Njëri prej tyre do të jetë sulmuesi i Milanit

Objektivi kryesor i drejtuesve të ri të Milan është t’i japin trajnerit Rino Gattuso një sulmues të rëndësishëm. Dihen prej ditësh bisedimet me Juventus për të arritur te Higuain, në një shkëmbim të mundshëm ndoshta me Bonucci.

Leonardo po përgatit edhe planin “B”: Alvaro Morata. Drejtuesit brazilian ka pasur një takim me menaxherin e lojtarit, i cili ka thënë se Chelsea kërkon 65 milionë euro për ta lënë të lirë.

Merkato e Milan po futet në një fazë deklarate dhe vendimtare. Lëvizjet me klubin e Juventus dhe Chelsea tregon qartë se kuqezinjtë duan një qendërsulmues.

Leonardo po punon edhe për shitjen e Kalinic, ku kanë filluar sërish bisedimet me Atletico Madrid. Spanjollët kishin kërkuar huazimin e tij, ndërsa tani është kthyer sërish hipoteza e shitjes përfundimtare. Sipas “Sky Sport”, spanjollët janë gati të paguajnë 20 milionë euro.

Related posts

MESSI DHE CR7 HAPIN KRAHUN/ MODRIC fiton “Topin e Artë” pas 10 vitesh dominim

Isa.Autor

SHPËRTHEN AGOLLI: Kombëtarja po kalon një ngërç, ju tregoj sjelljen jo normale të…

Isa.Autor

SKUADRA E DAJËS ZHYTET NË KRIZË/ Laçi mposht me “POKER” “Ujqërit e Dëborës”

Delo.autor

Leave a Comment