Futboll Seria A Sport

Leonardo: Ai është trajneri i duhur për Italinë, prisja më shumë nga Inter

Leonardo, is-trajner i Inter dhe Milan, ka folur për Serie A në një intervistë të dhënë për “RMC Sport”: “Futbollin italian e ndiej pak timin, sepse kam qenë pjesë e tij për shumë vite dhe më vjen keq që Italia nuk është në Botëror. Ka qenë një goditje e fortë. Mancini, trajneri i ri? Është një emër i madh. Me të, Italia do të vihej në rrugën e duhur”, ka thënë braziliani.

Për Milan dhe Inter: “Janë jashtë Champions-it prej shumë kohësh dhe kjo është një humbje e madhe, sepse janë dy skuadra që kanë shkruar historinë e futbollit Italian në Europë, shpresoj të gjejnë rrugën e duhur për t’u kthyer në majë. Gattuso më pëlqen shumë, e njoh mirë dhe i ka dhënë skuadrës personalitetin e tij”.

“Inter? Prisnim një kampionat më të mirë, ka kaluar një moment të vështirë dhe akoma nuk ka siguruar kualifikimin në Champions League. VAR në Champions? Mendoj se është e vështirë të mos përdoret teknologjia. Numri i kampionateve që e përdorin do të rritet ndjeshëm”.

Related posts

IBRA 1 HAP LARG/ Ja formacioni i FRIKSHËM i MILANIT pas merkatos së JANARIT

Isa.Autor

MILAN-INTER/ Derbi në merkato për mesfushorin e Manchester United. Pritet…

F.autor

MBYLLET MERKATO/ Roma “mbretëresha” e Serie A, mungojnë emrat e mëdhenj

F.autor

Leave a Comment