Europa League Futboll

Leipzig-Marseille, në “Red Bull Arena” priten gola

Leipzig dhe Marseille kanë qenë të frymëzuara fundjavën e kaluar duke realizuar secila nga tre gola në ndeshjet e kampionateve respektive. Kjo formë shumë e mirë në sulm premton një festival golash dhe spektakël kur këto dy ekipe të ndeshen këtë të enjte në mbrëmje për çerekfinalet e Europa League në “Red Bull Arena”.

Ralph Hasenhuttl dhe lojtarët e tij duhet të jenë shumë të motivuar pas dy fitoreve radhazi të marra në kampionatin gjerman, me një nga këto që ka ardhur kundër Bayern Munich. Vendasit kanë shumë armë në sulm, si Timo Werner (golashënuesi më i mirë i ekipit), Emil Forsberg (zhbllokoi ndeshjen në ndeshjen e fituar fundjavën e kaluar kundër Hannover) dhe Yussuf Poulsen (ka qenë një nga autorët e golave në ndeshjen e lartpërmendur).

Por edhe francezët mund të jenë shumë të rrezikshëm para portës së kundërshtarit. Ata kanë shënuar shtatë gola në tri fitore radhazi të marra në tri ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet. Lojtari më i rrezikshëm për Marseille është Valere Germain, i cili ka shënuar shtatë gola në këtë edicion të Europa League. Kjo do të jetë përballja e parë mes këtyre dy skuadrave.

Related posts

Partizani në “gjumë”/ Të kuqtë pa dëshirë për sezonin e ardhshëm

Sadik.Autor

Klopp: Mahrez është lojtar fantastik, shumë skuadra e duan atë  

Q.Autor

OFERTË MILIONERE/ Juve tundon Realin dhe Marcelon

Delo.autor

Leave a Comment