Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

LUFTË E MADHE PËR TITULL NË SUEDI/ Ekipi i mesfushorit shqiptar fiton kampionatin në ndeshjen e fundit

Kampionati suedez i futbollit ka qenë një nga më të luftuarit, deri ditën e sotme kur u shpall edhe kampioni.

Djurgarden ku aktivizohet edhe shqiptari, Astrit Ajdareviç, është shpallur kampion ditën e sotme në Suedi, pas një luftë shumë të madhe për kampionatin. Së bashku me ekipin ku aktivizohet mesfushori shqiptar, ishin edhe 2 skuadra të tjera që luftuan për titullin kampion.

Malmo dhe Hamarbi kanë luftuar deri ditën e sotme për të fituar titullin, por nuk ia kanë dalë dot. Pikërisht këto dy ekipe bënë detyrën e tyre, duke fituar, por një barazim i Djurgarden, bëri që titullin ta marrë ekipi i Ajdareviç.

Norkoping ishte duke fituar me Djurgarden 2-0m në pjesën e parë, por në pjesën e dytë, Ajdareviç bashkë me shokët e ekipit ia dolën të barazojnë shifrat duke fituar titullin kampion.

 

 

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Shamrock Rovers-Milan. Rezultati 0-2

Delo.autor

“NDRYSHOVA STILIN E LOJËS PËR CR7″/ Benzema: Kur u largua portugezi fillova të shënoj më shumë

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Goretzka e kalon Bayernin në epërsi ndaj Stuttgartit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment