Futboll

U sulmua barbarisht, Rexhinaldo vendos të shkojë në polici

Sulmuesi nga Mozambiku i Laçit, Arturo Rexhinaldo, mësohet se është dhunuar barbarisht gjatë ditës së sotme në Kamëz. Ai së bashku me partneren e tij i janë drejtuar policisë, por burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se ende nuk është bërë një kallëzim zyrtar nga ana e futbollistit. Gjithsesi, gjatë orëve të pasdites, Rexhinaldo ka vendosur të bëjë zyrtarisht kallëzimin në komisariatin numër 5 në Tiranë, për sulmin barbar që i ndodhi ditën e sotme. Në këto momente, ai gjendet në ambientet e komisariatit, ku po bën edhe kallëzimin.

Arturo Rexhinaldo është i tronditur pas dhunës së ushtruar ndaj tij ditën e sotme. I kontaktuar nga gazeta “Panorama Sport”, sulmuesi i Laçit, nuk pranoi të jepte detaje, edhe pse la të kuptohet se gjithçka e raportuar ka ndodhur. “Për këtë çështje nuk mund të flas tani, nuk mund të jap sqarime. Më mirëkuptoni…”, – është shprehur mozambikasi, i cili u bë i njohur në Shqipëri gjatë sezonit të kaluar me Luftëtarin, ndërsa këtë kampionat me Laçin ka shënuar 12 gola. Rexhinaldo nuk sqaroi nëse ka bërë këllëzim penal në polici për personin që e ka dhunuar.

Rexhinaldo ka vendosur të bëjë zyrtarisht kallëzimin në komisariatin numër 5 në Tiranë, për sulmin barbar që i ndodhi ditën e sotme. Në këto momente, ai gjendet në ambientet e komisariatit, ku po bën edhe kallëzimin.

Related posts

Tottenham i “vjedh” talentin Barcelonës!

Sadik.Autor

“NE JEMI GATI PËR SEZONIN E RI”/ Conte: Marrëveshje totale me klubin për merkaton. Ka pasur edhe ngritje tonesh por…

Delo.autor

Largohet nga Juventus, kalon në Inter

Q.Autor

Leave a Comment