Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Atletico rinovon kontratën me liderin e ekipit, ja rekordi i veçantë për Savic…

Atletico Madrid i beson liderit të ekipit edhe pse tashmë veteran. Kampionët e Spanjës kanë zgjatur bashkëpunimin me një nga pikat më të forta të repartit mbrojtës.

Stefan Savic është pjesë e ekipit të Diego Simeones prej vitit 2015. 30-vjeçari ka firmosur sot kontratën e re, që do e mbajë tek Atletico deri në vitin 2024.

“Kemi rënë dakord për zgjatur me një tjetër vit bashkëpunimin me Stefan Savic, i cili ka firmosur deri në 2024“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit “Colchoneros”.

Savic, i cili është pjesë e kombëtares së Malit të Zi (56 ndeshje dhe 5 gola) do të vijojë të luajë në LaLiga edhe për tre sezonet e ardhshme.

Savic ka zhvilluar 202 ndeshje me skuadrën spanjolle kampione e La Liga, nga të cilët 117 i ka fituar.

Related posts

E BUJSHME/ Patizani – Sheriff Tiraspol, dalin pamje të tjera që vërtetojnë se goli duhej anuluar (VIDEO)

F.autor

VAZHDOJNË KËRKIMET/ Zhdukja e avionit të Sala: Vështirë të ketë të mbijetuar

Delo.autor

BABA PËR HERË TË PARË/ Marash Kumbulla zbulon emrin e fëmijës

F.autor

Leave a Comment