Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ LIVERPOOLIT/ Solskjaer me dy përforcime ekstra, rikthehen në ekip…

Të dielën, në “Old Trafford”, në orën 15:05 starton supersfida mes Manchester United dhe Liverpool, e vlefshme për javën e 27-të të Premier League.

Në prag të kësaj ndeshje, trajneri Ole Gunnar Solskjaer doli në konferencë për shtyp teksa analizoi të gjithë situatën në skuadër dhe kundërshtarin, por mbi të gjitha tha një lajm të gëzueshëm për të dhe tifozët e United.

Jesse Lingard dhe Anthony Martial po punojnë fort për të qenë të gatshëm të luajnë në këtë ndeshje. Të dy sulmuesit janë të dëmtuar dhe ishte parashikuar që rikthimi i tyre të ishte në fund të muajit.

“Ata duken mirë. shpresoj që Lingard do të jetë në rregull, unë shpresoj më shumë se mendoj se Martial do të jetë në rregull. Ata duhet të kalojnë nëpër këto dy sesione, ata nuk kanë qenë ende pjesë e stërvitjes. Ata kanë bërë disa punë shërimi”, tha trajneri norvegjez.

Related posts

DORËZOHET SPALLETTI/  Nuk besoj se MODRIC do të vijë tek INTERI

Isa.Autor

TËRBOHEN NË SPANJË: Xhaka i “zhduk” topin BALE, tifozët të pakënaqur me uellsianin (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ja ndërkombëtari shqiptar që do gjykojë përballjen Inter-Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment