Futboll Seria A Sport

“ZANIOLO TRADHTAR”/ Kërcënohet ylli i Romës nëpërmjet së motrës, mesazhe të frikshme në muret e shkollës së saj

Në sfidën e fundjavës përballë Specias, Nikolo Zaniolo ishte një prej protagonistëve kryesorë të ndeshjes i cili fitoi penalltinë vendimtare në frymën e fundit të sfidës.

Kjo duket se i ka nxehur më shumë tifozët e Specias, të cilët nuk kanë nguruar të kërcënojnë mesfushorin.

Në shkollën ku studion motra e tij, Benedeta Zaniolo, ajo u detyrua të lexonte disa mesazhe kërcënuese për të vëllain, të cilat shkruanin: “Zaniolo, njeri i vogël”, “Zaniolo ne të mundim ty kur të duam ne”, “Zaniolo tradhtar”, Zaniolo, që ti të bëheshe një romanist, ti çnderove qytetin tënd. Ki kujdes, Specia nuk do ta harrojë”.

Motra e tij reagoi menjëherë për këto mesazhe, ku me anë të n jë postimi në rrjetet sociale ajo shkruan: “Unë mendoj se ju jeni ata njerëz të vegjël. Shëroni veten nga urrejtja dhe zilia. Për ju kam vetëm keqardhje”.

Related posts

LOJTARI NGISTE MAKINËN I DEHUR/ Ylli i PSG-së në telashe me drejtësinë franceze

Isa.Autor

E ARDHMJA TEK LAZIO E PASIGURT/ Vedat Muriqi kërkohet nga klubi i njohur europian…

Delo.autor

SKANDALI/ Marseja kërkon fitoren në tavolinë, në Francë marrin si shembull ndeshjen Serbi-Shqipëri

Delo.autor

Leave a Comment