Futboll Sport

Galliani: Oliver është idiot, s’e kupton filozofinë e futbollit

Ish-nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani, e ka kritikuar ashpër gjyqtarin Michael Oliver për, siç ka thënë ai, penalltinë qesharake të akorduar në favor të Real Madridit kundër Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Madje, Galliani ka shkuar edhe më larg duke e quajtur idiot gjyqtarin anglez, transmeton Gazeta Express.

Gianluigi Buffon u përjashtua nga loja pas reagimit të papërmbajtshëm drejt Oliverit pasi ky i fundit vendosi të akordonte penallti në sekondat e fundit të ndeshjes së kthimit në Madrid, e cila rezultoi me eliminimin e Juventusit dhe kalimin e Realit në gjysmëfinale.

“Juventusi e meritoi të fitonte kundër Realit”, ka thënë Galliani për Corriere della Sera.

“Penalltia ishte e diskutueshme, plus përjashtimi i Buffonit ishte qesharak. Kjo tregoi se gjyqtari nuk kuptonte nga filozofia e futbollit. Si përfundim: gjyqtari u tregua idiot”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

Related posts

E BUJSHME NË SPANJË/ Ylli i Barcelonës drejt Kinës, për shkak të…

Delo.autor

“BUZËQESH” PIOLI/ Titullari i Milanit shërohet nga COVID-19 dhe rikthehet në dispozicion të skuadrës

Delo.autor

The Times: Anglia paralajmëron bojkot të botërorit ‘Rusi 2018’. Shpreson Italia…

Q.Autor

Leave a Comment