Futboll Premier League

Liverpool ofron kontratë trevjeçare për lojtarin që tifozët kanë tallur prej vitesh

E përditshmja franceze L’Equipe pretendon se Liverpool kërkon të nënshkruajë me Marouane Fellaini të Manchester United.

Me kontratën e tij që përfundon në fund të qershorit, Fellaini do të jetë një lojtar i ri dhe mund të merret me parametra zero nga çdokush nëse nuk rinovon, dhe L’Equipe pretendon se Liverpool ka ofruar një kontratë trevjeçare për mesfushorin.

Por lista e klubeve të interesuara për Fellaini është e gjatë me emra si Besiktas, Monaco dhe PSG.

Por mesa duket është Liverpool ekipi në pole position për shërbimet e tij sipas L’Equipe.

Ideja e Fellaini-t nga United te Liverpool është e çuditshme. Tifozët e Liverpool e kanë tallur gjatë viteve të fundit si kur ishte tek Everton ashtu edhe te United por ka edhe nga ata që mendojnë se ai do të ishte një blerje e vlefshme.

Related posts

KUPA E AFRIKËS/ Kërkohen 4 ndërprerje, për shkak të temperaturave të larta

Delo.autor

LAJM I KEQ PËR YLLIN MILIK/ Rezulton sërish pozitiv me koronavirus, ndjenjë frike për sulmuesin e Lazios

Delo.autor

Talenti Shqiptar bën “hapin” e madh në karrierë, firmos me klubin e njohur Italian

Q.Autor

Leave a Comment