Futboll La Liga Sport

“E KËKONIN KLUBET E TJERA SI…”/ Finalizohet marrëveshja, Real Madrid paguan €50mln për blerjen e talentit

Real Madrid ka arritur një marrëveshje të plotë për nënshkrimin e kontratës me Eder Militao për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të “AS”, qendërmbrojtësi i Portos ka siguruar një marrëveshje verbale për t’u transferuar te klubi madrilène, që ka vendosur të paguajë klauzolën e largimit të lojtarit.

Pala portugeze është në dijeni të qëllimit të Real Madrid për të paguar klauzolën dhe me nënshkrimin zyrtar të kontratës, Militao do të firmosë një marrëveshje me skadencë në vitin 2025. Nga totali i €50 milionë, 10% do të shkojnë për Sao Paulo, klubi i mëparshëm i futbollistit, që ka rezervuar të drejtën për të fituar 10% nga shitja e ardhshme e Militao.

Kjo marrëveshje do të transferojë në “Santiago Bernabeu” një talent të ri që ka qenë në axhendën e klubeve të mëdha si Manchester United dhe Chelsea. Kontaktet mes Los Blancos dhe përfaqësuesve të futbollistit kanë vijuar gjatë javës së fundit, me marrëveshjen e finalizuar nga presioni i shkaktuar prej interesimit të klubeve të tjera dhe rrezikut për rritjen e klauzolës, e cila në qershor do të shkojë në €75 milionë.

Related posts

VLLAZNIA nuk ia del në Champions, Astana kockë e fortë për shkodranët

Isa.Autor

LIVE/ Brighton-Manchester City, Murray kalon në avantazh vendasit

Delo.autor

KONFIRMOHET PREZENCA/ “Tirona Fanatics” në stadium në ndeshjen kundër Kukësit

Delo.autor

Leave a Comment