Futboll Sport

SEZON FANTASTIK I AJAXIT/ 2 fitore larg titullit kampion në Holandë

Ajaxi i Amsterdamit është vetëm 2 fitore larg titullit kampion në Holandë.

Harkëtarët vazhduan serinë pozitive në Eredivisie, pasi mposhtën 4-2 në shtëpi Vitessen, sfidë e vlefshme për raundin e 32-të të kampionatit.

Kjo ishte fitorja e 6-të radhazi për skuadrën e Erik Ten Hag në kampionat.

Serinë e golave e hapi marokeni Hakim Ziyech në minutat e fundit të pjesës së parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë u realizuan plot 5 gola.

Tadic me penallti dhe De Ligt në minutat 54 dhe 58 i çuan shifrat në 3-0.

Për Vitessen shkurtoi shifrat Foor në të 66-ën, ndërkohë që Tadic me një tjetër 11-metërsh shënoi dhe të 4-in për Ajaxin, ndërkohë që shifrat përfundimtare në 4-2 i vulosi me golin e tij Darfalou në të 82-ën.

Me këtë fitore Ajaxi u ngjit në kuotën e 80 pikëve, 3 më shumë se PSV-ja që luan të enjten, me një goleavarazh +13 më të mirë se rivalët nga Eindhoveni, pasi në Eredivisie titulli këtë sezon mund të vendoset pikërisht nga goleavarazhi.

Related posts

Udinese – Milan/ Publikohen formacionet zyrtare, Gattuso surprizon me sulmin

Q.Autor

“KATASTROFA ME SKOCINË”/ Berisha: Episodet i kemi pasur kundër, duhet të analizojmë situatën

Isa.Autor

Sulmuesi 50-vjeçar e vazhdon kontratën me skuadrën

Q.Autor

Leave a Comment