Champions League Futboll Sport

ZBULON BISEDËN ME “PLESHTIN” PAS HUMBJES/ Solskjaer: Uruam njëri-tjetrin…

Ole Gunnar Solskjaer nuk donte të jepte shumë informacione për bisedën që pati me kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi, pas humbjes së Manchester United në Ligën e Kampionëve.

Tekniku i Manchesterit u pa duke biseduar me argjentinasin pas sfidës së mbrëmshme, teksa kur u pyet se për çfarë folën, ai tha:

“Uruam njëri-tjetrin të gjitha të mirat dhe shihemi javën e ardhshme. Kjo ishte e gjitha”.

Më pas Solskjaer foli edhe për mënyrën sesi United ia doli ta frenojë yllin e katalanasve.

“Ai është lojtar fantastik. Bëmë më të mirën që mundëm kundër tij. Ndeshja mund të kishte përfundim tjetër dhe është zhgënjyese që humbëm”, deklaroi norvegjezi.

 

Related posts

DEKLARATA E ISH MJEKUT/ CR7 nuk është atleti më i mirë , ja kush ka aftësi të jashtëzakonshme

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN E CR7/ Ish-tekniku i Tottenham: Ronaldo do bëhet trajneri i Manchester United pas…

Delo.autor

INFEKTOHET ME COVID-19/ Ja si është gjendja shëndetësore e Xherdan Shaqirit

Delo.autor

Leave a Comment