Futboll Sport

Llogaritë e Shpëtim Moçkës, ja si shpëton Teuta

Teuta pret të dielën në shtëpi skuadrën e Kamzës dhe ekipi i drejtuar nga Gentjan Begeja kërkon të marrë maksimumin e pikëve, për të bërë kthesën pas humbjes së pësuar në transfertë me Flamurtarin. Para takimit të radhës ka qenë portieri Shpëtim Moçka ai që ka folur në “Supersport”, fillimisht për ndeshjen e humbur me Flamurtarin. “Nuk luajtëm mirë në Vlorë dhe për këtë ndikuan edhe mungesat që kishim, nuk ishin tre lojtarë të formacionit. Bëmë shumë gabime në mbrojte”, ka thënë fillimisht Moçka.

Sfida e radhës duhet fituar dhe portieri vlonjat beson shumë se do t’ia dalin ta kalojnë me sukses sfidën me Kamzën, që konsiderohet një finale, që vendos shumë. “Gardiani” beson shumë se në fund të sezonit do ta realizojnë objektivin sezonal, pasi kanë edhe kalendarin në favor.  “Është si një finale për ne, po fituam me 90% jemi të shpëtuar. Mendoj se gara është mes nesh, Vllaznisë dhe Kamzës. Fitorja në shpëton, por edhe barazimi bën punë. Duke parë kalendarin deri në fund, them se do të shpëtojmë”, përfundoi Moçka deklaratën e tij.

Në tre ndeshjet e mëparshme mes këtyre dy ekipeve, bilanci është i barabartë, teksa në ndeshjen e parë në Kamzë kanë barazuar 1-1. Durrsakët kaluan të parët në avantazh pas një autogoli të Frashërit, ndërkohë që në fund barazoi me penallti Stevan Racic. Ky i fundit realizoi në muajin dhjetor golin e fitores në stadiumin “Niko Dovana”,  kurse hakmarrja erdhi në fazën e tretë, kur Teuta fitoi me rezultatin 1-2 në transfertë. Beqja dhe Latif realizuan për “djemtë e detit”, ndërkohë që serbi Racic në shtesë shënoi një gol me penallti sa për statistika. Diferenca mes Teutës dhe Kamzës para takimit të së dielës është katër pikë dhe skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj do të kënaqej edhe me një pikë, pasi do të ruanin distancën me një rival direkt për mbijetesën.

Related posts

TAKIMI “BLIC” NË SPANJË/ I nguli sytë tek 4 yjet e “Los Blancos”, ja për kë foli Maldini me Perez

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Atletja bjelloruse që refuzoi të kthehej në atdhe largohet nga Japonia

Delo.autor

NGA KESSIE TEK BOMBERI LUKAKU/ Conte i thotë të gjitha: Romelun e doja që kur stërvisja…

Delo.autor

Leave a Comment