Champions League Futboll

Arsyet përse Liverpool ka sulmin më të mirë të Champions

Liverpool dallohet për mënyrën e shumë agresive dhe sulmuese të të luajturit futboll. Dhe nisur nga kjo nuk është fare rastësi që në Ligën e Kampioneve asnjë skuadër tjetër nuk ka shënuar aq sa edhe ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp.

“Të kuqtë” kanë realizuar 33 gola në 10 ndeshje në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit. Dyshja e sulmit Firminho-Salah kanë shënuar 40 gola në 44 ndeshje këtë sezon, kurse në Champions nga 8 gola për kokë.

Mënyra e të luajturit e skuadrës angleze është me 3 sulmues, e këta nuk kanë detyra të veçanta mbrojtëse dhe mëbshteten nga një mesfushor si Oxlade-Chamberlain, i cili dallohet për cilësitë e spikatura në sulm.

Pavarësisht mungesave të shumta për shkak dëmtimi, ardhja në janar e Van Dijk i garantoi më shumë soliditet repartit difensiv, edhe pse stili i tyre i lojës u lejon rivalëve që të përfitojnë nga hapësirat në prapavijë dhe të kenë rate të shumta gola. Liverpool ka pësuar 35 gola në 33 ndeshje  në Premier League.

Related posts

PENALLTIA ANI-POGBA/ Ylli i Bilbaos befason nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NË SPANJË/ Ja dy kushtet e Mourinhos për t’u rikthyer në stolin e Real Madridit

Delo.autor

SHERRI MASIV NË DERBIN PORTUGEZ/ Pepe rrezikon dënimin e rëndë, ja sa vite mund të pezullohet…

Delo.autor

Leave a Comment