Futboll

Lufta për mbijetesë, drejtuesit e Vllaznisë barsoletë për Kamzën

Vllaznia ka fituar dy ndeshjet e fundit në kampionat me Skënderbeun (2-1) dhe Lushnjen (4-0). Ekipi i trajnerit Ernest Gjoka është disi më i qetë pas dy fitoreve radhazi, pasi ndodhen në pozita më komode në tabelën e renditjes, pasi janë shkëputur me 3 pikë nga Teuta e vendit të 9-të dhe luajnë finalen në stadiumin “Niko Dovana”, në ndeshjen e kësaj jave. Sfida ndërmjet bregdetarëve dhe shkodranëve do të luhet prej orës 16:00, në qytetin e Durrësit. Deri në fund të kampionatit, Vllaznia nuk do të jetë e qetë dhe këtë e pranon dhe Drejtori i Akademisë, Alban Hasani, deri në fundin e kampionatit.

“Vllaznia nuk do të jetë e qetë deri në momentin që të sigurojë matematikisht mbijetesën. Vetëm atëherë mund të marrim frymë lirisht. Deri në atë moment do të kemi vështirësi. Shpresoj dhe besoj se do ta sigurojmë mbijetesën shumë shpejt”, – shprehet fillimisht, Hasani. “Jam i sigurt se nuk do të biem, pasi kemi një ekip  mjaft të mirë dhe me cilësi. Javët e fundit po e tregojmë këtë gjë. Morëm rezultate të mira me Skënderbeun dhe Lushnjen”, – thekson zyrtari kuqeblu.

Duke folur në përballjen e fundjavës ndërmjet Teutës dhe Vllaznisë, Hasani beson se skuadra shkodrane do të marrë rezultat pozitiv, por në fund nuk mund të rrijë pa lëshuar dhe një barsoletë për situatën e mbijetesës për Vllazninë, Teutën dhe Kamzës. “Besoj se Vllaznia do të marrë një rezultat pozitiv në Durrës. Kemi ekip të mirë dhe mendoj se do t’ia dalim mbanë. Mbijetesa? E dini atë historinë e Rozafës, e cila flet për 3 vëllezërit. I pari i thotë të dytit që të ja fusë të tretit, mendoj se ashtu po shkon dhe mbijetesa për Vllazninë, Teutën dhe Kamzën. Kjo e fundit po futet në garë (Qesh)”, – tregon Hasani për Eduasportin. Me pak fjalë, zyrtari kuqeblu beson se ekipi që do të shoqërojë skuadrën e Lushnjes është Kamza.

Related posts

PËRLOTET MEMA: Nuk bëj pazar me Tiranën, ëndërroj titullin kampion (VIDEO)

Delo.autor

VDEKJA E GRUAS/ Prezantuesi kritikohet ASHPËR pas batutës që bëri për Ferdinand

Isa.Autor

KAOS NË KAMPIONATIN ITALIAN/ “Ultrasit” e Interit: Lega e padenjë! Turp t’iu vijë! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment