Futboll Sport

Luftëtari gati për Europën, Lika: Kemi oshilacionet tona

Luftëtari fiton 2-1 kundër Laçit dhe e rivalizon fortë këtë të fundit për një vend në Europë nëpërmjet tabelës së klasifikimit. Bluzinjtë e drejtuar nga Hasan Lika e nisën ndeshjen mirë, duke shënuar dy herë, por Abazaj shpërdoroi raste që mund ta kishin dërguar rezultatin në 3-0, megjithatë, çdo gjë u mbyll pozitivisht dhe në fund numërohen tri pikë më shumë.

Por, trajneri Lika ka kritikat e tij kundër Abazajt, ndërsa justifikon se pse zëvendësoi Rrocën dhe Beqirin, lojtarë që sipas trajnerit vuajnë prej dëmtimeve.

“Na duhej patjetër që të fitonim. Fituam dhe tashmë na bëri më të lehtë që të riktheheshim. Jam plotësisht dakord, mendoj se skuadra sidomos pasbarazimit me Teutën e kuptoi që duhet të fitonte patjetër sot. Kur kërkon fitoren me doemos, padyshim që ka disa lëkundje në fushën e lojës. Shënuam një gol që u anulluam dhe pati oscilacione të tjera. Pas rezultatit 2-0 nisën gabimet individuale nuk na çuan te goli i tretë. Ne kemi lojtarë që kur janë në ditë të mira bëjnë diferencën. Kemi Abazajn, Rrocën, Bregun. Rroca ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka luajtur në formën më të mirë, por ka sakrifikuar. Por, kur baza bën lojë të mirë, atëherë çdo gjë shkon mirë”.

Raportet me kapitenin Beqiri – “Është reale që ai ka pasur probleme këto dy tre javë. Ka pasur probleme me ligamentet e gjurit, por mendojmë se do të jetë i gatshëm deri në përfundim”.

Related posts

PAMJE TË RËNDA/ Tmerr në Rusi: Akrobatja BIE nga një lartësi e madhe dhe…(VIDEO)

Isa.Autor

BARCELONA DYFISHON SHIFRAT/ Dembele shënon një super gol (VIDEO)

Isa.Autor

REAL MADRID-BETIS/ “Superman” Courtois, portieri shlyen gabimin e Varane (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment