Moto GP Sport

Surpriza, kompania CVC dhe Ecclestone kërkojnë të blejnë Moto GP

Nga garat me 4 rrota në ato me 2 rrota. Është kjo ideja e çmendur që kompania CVC, në të cilën bën pjesë edhe Berni Ecclestone, kërkon të bëjë në të ardhmen, duke blerë aksionet e botërorit të Moto GP. Lajmin e ka konfirmuar “Financial Times”, që shprehet se kompania CVC kërkon të blejë kuotat e Dorna, shoqërisë spanjolle që drejtohet nga Carmelo Ezpeleta, që ka të drejtat e Moto GP, Moto 2, Moto 3 dhe Superbike.

Një marrëveshje që ka kohë që ka nisur dhe që do t’i kushtojë Ecclestone 1 miliardë euro. Por CVC nuk është e vetme në këtë marrëveshje, pasi do të mbështetet edhe nga shoqëria franceze Eurazeo dhe ajo belge e Groupe Lambert. Por kjo nuk është hera e parë që CVC bën pjesë në garat e Moto GP, pasi edhe në të shkuarën ajo ka qenë prtnere e Dorna, por në vitin 2006 shiti aksionet e saj.

CVC, kompania që ka si president Bernie Ecclesonte, ishte pronare e Formula 1 deri një vit më parë, por ai i shtiti kuotat te kompania Liberty media në kuotën e 8 miliardë eurove 18 muaj më parë. Dorna dominon kuotat e Moto GP që prej vitit 1999, por Ezpeleta mund të shesë një pjes ëtë kuotavedhe të qëndrojë si president i kësaj kompanie.

Related posts

Eliminimi i Brazilit/ Ja deklarata prekëse e Philippe Coutinho

Isa.Autor

Vijon kaosi me Vllazninë B, lojtarët në shenjë proteste nuk stërviten

Sadik.Autor

Kapiteni legjendar i Parmës/ Pasi mbylli me sukses misionin e tij, mes lotësh deklaron tërheqjen nga futbolli

Sadik.Autor

Leave a Comment