Futboll Sport

Partizani u shpërfytyrua, Dalipi: Kjo nuk është fytyra jonë

Partizani vinte pas një momenti mjaft të mirë në përballjen me Kukësin, por në “Zeqir Ymeri” të besuarit e Dalipit u shpërfytyruan duke pësuar katër gola nga një kundërshtar direkt për objektivin Evropë. Në përfundim të takimit trajneri Klesvis Dalipi, e pranoi se ekipi zhvilloi një ndeshje të dobët, megjithatë ai është optimist sa i përket pjesëmarrjes në kompeticionet evropiane edicionin e ardhshëm.

Humbja – “Mungesat ndikuan, e bënë shumë të vështirë. Dua të theksoj mungesën e Ibrahimit, por nuk ja doli Progni që ta bënte. Ne duhet të luanim me lojtarë mbrojtës. Ishte një minus para dhe pas. Në momentet e fundit më erdhi një lajm që Belica nuk luan dot. Atanda nuk bëri keq, por ishte në një nivel jo shumë të lartë. Belica dhe Gojkovic merren vesh dhe me komunikim me njëri-tjetrin. Nëse në golin e Gurit do të kishte komunikim do të shmangej. I kisha thënë lojtarëve të mos ishin euforik. Atë ndjesi jo të mirë që kisha e pashë në minutat e para. Ne duhej të luftonin fort në duel dhe me kalimin e minutave të dilnim te loja jonë. Kukësi i shfrytëzoi mjaft mirë rastet dhe kaloi në avantazh. Në pjesën e dytë u mundova të rizgjoj lojtarët. Nuk është kjo fytyra e skuadrës sonë, pasi nuk shfaqëm asgjë. Lojtarët me eksperiencë dhe të rinjtë duhet të japin maksimumin për këtë fanellë. Ata që dolën duhet të mendojnë, se duhet ta meritojnë fanellën e Partizanit”.

Rikthimi – “Kam eksperiencë dhe e di se çfarë duhet t’u kërkoj lojtarëve. Besoj se do t’u japim mesazhet e duhura për t’u rikthyer aty ku duhet”.

Guri – “Ne kishim caktuar markime 1 kundër 1. Humba një pikë referimi si Belica, që i kisha caktuar Gurin. Mbrojtësi nuk u aktivizua dhe i thashë të kujdeseshin me Gurin. I kisha porositur që të kishim kujdes bllokun. E dinim që Kukësi do të na befasonte, pasi trajneri Pacult është specialist. Goli i dytë ishte mungesë dëshirë dhe agresiviteti dhe një përgjumje. Prishja e ekuilibrave ndodhi pas pësimit të golit të dytë”.

Belica – “Belica pati një problem në shpinë, në qafë dhe nuk kishte asnjë lloj mundësie. Stafi mjekësor bëri maksimumin”.

Atanda – “Kam besim te afrikani. Duke qenë se kishim shumë kohë pa luajtur ishte fat i keq. Ishte ai “antagonisti;”.

Vendi i dytë – “Ne do të luftojmë për Evropën. Do luftojmë për vendin e dytë”.

Related posts

SFIDA NDAJ LAZIOS NË CHAMPIONS/ Sane paralajmëron Bayern: Mund të ndodhë gjithçka…

Delo.autor

Alvaro Recoba dhe presidenti i çmendur: Çfarë dhuratash më bënte!

Sadik.Autor

Alex Sandro dhe PSG bien dakord, tani pritet Juventusi për t’i vënë “vulën”

Isa.Autor

Leave a Comment