Futboll

Luftëtari kthehet te fitorja, Lushnja në koma

Gjirokastritët kthehen te fitorja pas humbjes së shënuar në Korçë nga vendasit. Me këtë fitore bluzinjtë shkojnë në kuotën 40 pikëve, dy më pak se Partizani dhe Laçi ndërsa Lushnja vazhdon në fundin e tabelës me 10 pikë.

Pjesa e parë

Gjirokastritët vijojnë me të njëjtën sëmundje: krijojnë raste, por vuajnë për të shkuar te goli. Lamçja, Bregu dhe Abazaj iu afruan golit në disa raste, por ishin të pasaktë në tentativat e tyre. Gjithsesi sulmet e skuadrës vendase nuk u ndalën dhe në fund të pjesës së parë sot ë vinte edhe zhbllokimi i rezultatit. Kristal Abazaj do të mposhte portierin Spaho dhe Luftëtari shkoi në pushin në avantazhin e një goli.

 

Luftëtari-Lushnja 2-0

Shënues: Abazaj 40’, Bregu 90’+4′

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Jakovljeviç, Rapa, Jackson, Ramadani, Aleksi, Abazaj, Rroca, Bregu, Lamçja. Trajner: Hasan Lika

Lushnja: Spaho, Magani, Premçi, M.Korreshi, Ruço, Branica, Taullau, Gava, Mone, Sefa, Pepa. Trajner: Ilir Gjyla

Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Mateo Sadikaj, Xhulio Mema

Related posts

E BUJSHME/ Nuk ka më vend te Rangers, Grezda drejt huazimit

Delo.autor

ZBULON INTERIN E VITIT 2016/ De Boer: Kisha një grup të kalbur, por klubi nuk…

Delo.autor

E BUJSHME/ Al-Hilal planifikon të thyej çdo rekord, arabët gati 1.2 miliardë euro për Leo Messi-n

F.autor

Leave a Comment