Futboll Sport

Luftëtari me probleme para Flamurtarit, por Lika nuk ka besim

Luftëtari do të luajë këtë javë një nga finalet e mbetura për Europën. Flamurtari është kundërshtari i radhës, ndaj të cilëve në fushën e tyre nuk duan që të dalin duarbosh. Diferenca në tabelën e klasifikimit mes këtyre dy ekipeve është 4 pikë, megjithatë, në mes qëndron Partizani që ka një ndeshje të lehtë në Lushnje dhe që mund t’i parakalojë. Që do të thotë se barazimi nuk është zgjidhje as për Flamurtarin e as për Luftëtarin, megjithatë, Hasan Lika tregon se në këtë ndeshje do të hyjnë me një synim, fitoren.

Tekniku tiranas i bluzinjve iu referohet problemeve të dy futbollistëve në skuadër, ku paralajmëron ndryshime në formacion për ndeshjen që do të luhet të shtunën në orën 16:00. Lika ka pasur ecuri të kënaqshme me ekipin gjirokastrit, por dëshiron që ta çojë deri në fund këtë rrugë. Para takimit të nesërm ai është shprehur qartë se do tri pikët.

“Këtë javë kemi pasur probleme me disa futbollistë. Ka mundësi që të kemi ndryshime në formacion, gjë që në njëfarë mënyrë na prish ecurinë e formacionit dhe që dy lojtarë të tjerë duhet të japin maksimumin. Në përball çdo kundërshtari përgatitemi që të japim maksimumin dhe të kalojmë me sukses ndeshjen”.

Lika foli edhe për kundërshtarin, ku nuk iu zë besë problemeve të tyre, pasi në lojë janë shprehur shumë mirë. “Sigurisht që Flamurtari është po ajo skuadër që ka qenë. Normalisht që ata vijnë pas një ecurie jo fort pozitive. Dy fitoret e fundit, por më parë nuk kanë pasur rezultate të mira. Sigurisht që nuk iu ka munguar loja, por për ne si përballë Flamurtarit ashtu edhe ndaj çdo kundërshtari do të kemi vështirësi, pasi çdo skuadër ka vështirësitë e veta. Duhet që ta përballojmë me sukses ndeshjen. Ne gjithashtu jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë”, tha trajneri që mund të shkruajë historinë me Luftëtarin.

Related posts

NË SPANJË JANË TË BINDUR/ Kampioni i Europës me Çelsin, një një hap larg firmës me Barcelonën

Delo.autor

Surprizohen kampionët, Teuta kalon në avantazh në Kukës

Q.Autor

TJETËR PREMIO E MADHE PËR TIRANËN/ Presidenti Halili gati për premtimin e ri para derbit

Delo.autor

Leave a Comment