Futboll Sport

Kompania angleze parashikon fituesin e Botërorit Rusi 2018, do të habiteni

Shoqëria Financiare me bazë në Londër, Fidante Capital ka parashikuar se Franca do të të jetë ekipi fitues në Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë, duke mposhtur në finale, kampionen aktual e Gjermaninë.

Joachim Klement, kreu i departamentit të statistikave në Fidante, ka përdorur një model statistikor bazuar në përqindjen e ndeshjeve të fituara nga secili shtet në edicionet e mëparshme të Kupës së Botës – si dhe disa faktorë të tjerë makroekonomikë – për të përcaktuar se kush do të jetë fituesi i këtij turneu gjatë këtij viti.

Modeli përfshin variabla, siç është renditja e FIFA-s, popullsia dhe GDP-ja e një vendi. Është një model i ngjashëm me të cilin ai parashikoi fitoren e Gjermanisë në Kupën e Botës 2014.

Klement deklaroi: “Gjermania është favoriti kryesor për të fituar këtë trofe dhe për të mbrojtur titullin botëror, ku hera e fundit ishte Brazili më 1962. Por skuadra franceze është e uritur për këtë titull dhe trajneri i tyre Didier Deschamps e ka stërvitur mirë ekipin, për këtë moment”.

Sipas modelit të krijuar nga Klement, Franca do të mundë Gjermaninë në finalen e Kupës së Botës me rezultatin 2-1, duke u bërë kampione për herë të dytë. Hera e fundit për Francën ka qenë në vitin 1998, duke mposhtur kampionët e Brazilit 3-0 në finale.

Fidante Capital gjithashtu parashikon se gjysmëfinalet e Botërorit të këtij viti do të luhen vetëm nga skuadra evropiane, ku Franca do të ndeshet me Belgjikën dhe Portugalia me Gjermaninë.Në çerekfinale Portugalia do të ndeshet me Argjentinën, ndërsa Egjipti do të sfidojë koeficientët e basteve dhe do të mundë Uruguain në ndeshjet e grupeve, duke u kualifikuar më tej, parashikon ai.

Klement tha se GDP ishte një faktor i rëndësishëm sepse ndërsa futbolli mund të luhet kudo, një ekip kombëtar i suksesshëm ka nevojë për infrastrukturën dhe mbështetjen e duhur për lojtarët e rinj të talentuar.

“Kjo do të thotë se vendet që janë shumë të varfëra e kanë të vështirë për të ndërtuar dhe mirëmbajtur stadiumet dhe infrastrukturën mjekësore për të qenë të suksesshëm në skenat e mëdha”, tha ai. “Sigurisht, nëse një vend ka shumë banorë, grupi i talenteve është më i madh. Kështu, pjesa e përqindjës së popullsisë është një tjetër përcaktues i suksesit në futboll. “Kupa e Botës do mbahet në Rusi dhe fillon më 14 qershor.

Related posts

“DUAM EDHE NE KUPËN E ITALISË”/ Pioli jep lajmin e keq: Ibrahimovic është si një luan në kafaz

Delo.autor

FORMULA 1/ Leclerc kundër Ferrarit: Te kjo makinë nuk funksionon asgjë

Delo.autor

Teuta e re/ Trajneri Bledi Shkëmbi zbulon objektivat e tij me durrsakët

Isa.Autor

Leave a Comment