Futboll

Luftëtari ndaj Laçit pa Ramadanin, i gatshëm kapiteni Beqiri

Pas barazimit pa gola me Teutën, Luftëtari shkon në ndeshjen ndaj Laçit me një mungesë të rëndësishme në formacion. Trajneri Hasan Lika nuk ka në dispozicion mesfushorin shkodran Behar Ramadani, i cili ndaj djemve të detit plotësoi numrin e 4 kartonëve të verdhë.

Një mungesë që pritet të ndjehet në mesfushë për vetë karakteristikat që zotëron 28-vjeçari, i fortë fizikisht dhe tepër agresiv në topin e parë. Megjithatë për trajnerin kryeqyteas të zikaltërve nuk ka vetëm lajme të këqija, pasi vijnë edhe ato të mira. Kapiteni Orjad Beqiri ka braktisur infermierinë për t’u bashkuar me grupin e futbollistëve, nën urdhrat e trajnerit, duke shtuar alternativat në dispozicion të tij.

Pak ditë përpara ndeshjes me Laçin, dilemat për të vendosur rreth formacionit janë në kokën e trajnerit Lika, pasi alternativë e drejtpërdrejtë e mesfushorit shkodran është braziliani Marco Aurelio, por nuk përjashtohet mundësia e një spostimi të Oltion Rapajt në mesfushë, për t’i lënë vendin kapitenit Beqiri në qendër të mbrojtjes.

Pjesa tjetër e skuadrës së Luftëtarit është e konfirmuar dhe sigurisht që ky është lajmi më i mirë në Gjirokastër, që në sprintin final të sezonit infermieria është e boshatisur, me konkurrencën për një vend titullari që karakterizon grupin e futbollistëve. Suksesi në fundjavë afron akoma më shumë me Europën gjirokastritët, që shpresojnë të shijojnë verën ndryshe nga herët e tjera, me debutimin absolut në kompeticionet e UEFA-s

Related posts

ZYRTARE/ COURTOIS tek REALI për një shifër REKORD, të enjten vizitat mjekësore

Isa.Autor

YLLI I “ZONJËS SË VJETËR”/ Ronaldo: Juventus nuk ka nevojë për Bale, kurse Marcelo është…

Isa.Autor

Kjo është ora 5.200 dollarë që do të mbajnë arbitrat e Rusi 2018

Sadik.Autor

Leave a Comment