Futboll La Liga Sport

Luis Suarez shqetëson tifozët, duan domethënien e mesazhit për Liverpool

Luis Suarez ka lënë gjurmë te Liverpool dhe në zemrat e tifozëve të tij në tri sezonet luajtura në periudhën 2011-2014. Uruguaiani u dallua për golat e shënuar dhe gjithashtu ishte një nga futbollistët kryesorë, që gati ia doli t’u jepte të kuqve titullit kampion.

Por kujtimet në “Anfield Road” ai nuk mund t’i fshijë. Ai e la ekipin anglez për Barcelonën, pas 133 takimeve, ku realizoi 88 gola dhe sigurisht që vlerësimi është i madh nga ana e tifozëve. Por edhe vetë Suarez e ka në zemër skuadrën. Këtë e tregoi një mesazh i postuar në profilin e tij në Instagram, i cili solli shqetësim te disa fansa të skuadrës blaugrana.

Në Instastory-n e tij u shfaq fotoja e djalit të vogël, i cili mban veshur një fanellë të Ajax-it, ish ekipit të tij, dhe shtrëngon fort një arush pelushi me një fanellë të të kuqve. Ndërkohë që mesazhi që shoqëron fotografinë është: “Çfarë kujtimesh të bukura”.

Ajo që ka sjellë frikë te fansat blaugrana është fakti se përse nuk ka asnjë gjë që të përfshijë edhe Barçën. Mediet spanjolle pyesin mos ka ndonjë përplasje apo pakënaqësi të uruguaianit, i cili bën të tilla postime të çuditshme pikërisht tani që Barça është vetëm 1 pikë larg titullit dhe merkatoja e verës po afron.

Goditja që klubi dhe tifozët morën pas largimit të Neymar-it ishte mjaft e fortë dhe populli blaugrana nuk mund të përballojë një tjetër ikje, atë të Suarez-it, një prej bomberave më të mirë të Evropës. Gjithsesi ditët në vazhdim do të sqarojnë të vërtetën e këtij mesazhi dhe të ardhmen e sulmuesit uruguaian.Deri atëherë, shqetësimi në ambientin blaugrana do të vazhdojë.

Related posts

CHAMPIONS, EUROPIAN DHE SUPERKUPË/ Tani Zhorzhinjo është favorit për “Topin e Artë”

Delo.autor

VAZHDOJNË SULMET NDAJ AVOKATIT MORLA/ Vajza e Maradonës: Je me shumë fat. Ne paguajmë borxhet, ti…

Delo.autor

ZE MARIA BËHET NOSTALGJIK ME TIRANËN/ Shikoni postimin e ish-trajnerit dedikuar “bardhebluve” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment