Futboll Ligue 1 Sport

MBYLL AVENTURËN E TIJ TEK INTER/ Mbrojtësi Hakimi transferohet tek PSG, ja detajet e operacionit…

Transferimi i Achraf Hakimit nga Interi te PSG është gjithnjë e më afër mbylljes përfundimtare dhe statusit zyrtar.

Të gjitha të bëra tani, anësori maroken do të mbyllë aventurën e tij në Itali pas vetëm një sezoni.

Marrëveshja midis klubeve është e plotë: 60 milion euro pjesë fikse, plus 8 milion shpërblime të arritshme lehtësisht dhe 3 të tjera më të vështira për t’u arritur.

Më shumë se 70 milion euro në total, një shifër që kënaqte Interin i cili vendosi të shiste lojtarin që mbërriti verën e kaluar nga Real Madrid për 40 milion plus 5 bonuse.

Davide Lippi, ndërmjetës i operacionit, shkoi në selinë e klubit zikaltër për të mbyllur të gjithë dokumentacionin me nënshkrimet e dy klubeve.

Related posts

DEBUTOI NË SFIDËN NDAJ JUVENTUS/ Portieri i Sassuolos: Buffon më komplimentoi, do shkoj të telefonoj…

Delo.autor

“SAN SIRO” SHPËRTHEN NË FESTË/ Pas një asist nga Rebic, sulmuesi Leao ndëshkon Lazion (VIDEO)

Delo.autor

Ancelotti acaron milanistët: Tradhtar, shite veten për disa euro!

Sadik.Autor

Leave a Comment