Futboll Gossip Sport

KANË TAKUAR FAMILJARËT E NJËRI TJETRIT/ Oriola Marashi dhe Eros Grezda do të fejohen shumë shpejt

Oriola Marashi dhe Eros Grezda kanë qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së tyre.

Eros ka treguar se është në një lidhje dhe është shumë i lumtur në një intervistë të fundit për “Wake up”. Po duket se gjërat mes dyshes qenkan vërtet serioze dhe shumë shpejt mund të fejohen.

Sipas burimeve për “Gazetën Panorama”, dy të rinjtë kanë takuar tashmë familjet e njëri-tjetrit dhe pritet vetëm që të shkëmbejnë unazat.

Ky vendim duket se ka ardhur pasi jetuan bashkë gjatë muajve të karantinës në Kroaci, aty ku banon futbollisti shqiptar. Edhe pse janë mjaft të rinj, duket se koha e kaluar me njëri-tjetrin i ka bindur për të marrë hapa më të mëdhenj në lidhjen e tyre.

Related posts

Rooney: Nëse s’e shijon futbollin e Manchester Cityt, atëherë s’të pëlqen futbolli

Q.Autor

“Antipasta” e finales/ Belgjikë-Angli diskutojnë vendin e tretë në “Rusi 2018”

Isa.Autor

NGA COCA COLA TEK BIRRA/ Janë 2 miliardë euro në lojë, UEFA del me komunikatë zyrtare kundër CR7 me shokë

Delo.autor

Leave a Comment