Futboll Premier League Sport

Man United-WBA, “Djajtë” duan të gjashtën radhazi

Manchester United ka marrë tri fitore, dy barazime dhe dy humbje në shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër West Bromwich Albion. Pesë nga gjashtë fitoret e fundit të Manchester United kundër WBA kanë ardhur pa pësuar gol.

Vetëm një ekip i vendit të fundit ka arritur të fitojë një ndeshje të kampionatit në “Old Trafford” – Blackburn Rovers në dhjetor të 2011-ës – United ka marrë 16 fitore dhe 4 barazime në 20 ndeshjet e tjera. “Djajtë e Kuq” do të kërkojnë të marrin fitoren e gjashtë radhazi në kampionat për herë të parë që nga janari i 2017-ës.

Gjithashtu, skuadra e Mourinho-s është ajo që ka luajtur numrin më të madh të ndeshjeve të kampionatit anglez pa pësuar gol (16) dhe 11 nga këto janë luajtur në “Old Trafford”. Ndërkohë, West Bromwich nuk ka marrë asnjë fitore në 15 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë, duke humbur 11 dhe duke barazuar 4.

Në fakt, WBA ka pasur një ecuri më të gjatë pa fitore në transfertë në sezonin 2008/09 (16 ndeshje). West Brom ka shënuar vetëm 26 gola në këtë kampionat, po aq sa United ka shënuar vetëm në pjesë e para.

Related posts

“FITOI RIKTHIMI I JETËS SPORTIVE NË DURRËS”/ Flet trajneri Daja pas humbjes: Ja çfarë nuk bëmë mirë …

Delo.autor

PROBLEME PËR KAPITENIN E REAL MADRID/ Kompania e Ramos dënohet me 250 mijë euro gjobë për…

Delo.autor

Taulant Xhaka nuk ndalet, shënon super-gol ndaj Young Boys

Sadik.Autor

Leave a Comment