Futboll Kategoria Superiore Sport

“FITOI RIKTHIMI I JETËS SPORTIVE NË DURRËS”/ Flet trajneri Daja pas humbjes: Ja çfarë nuk bëmë mirë …

Skënderbeu u mposht në minutat e fundit në përballjen ndaj Teutës falë golit të Lorenco Vilës. Në prononcimin pas ndeshjes, teknkiku i skuadrës korçare, Ilir Daja, analizoi këtë përballje, duke u shprehur:

Ndeshja – Ajo që nuk bëmë mirë sot, ishte fakti që si duket 2 fitoret e fundit kemi pasur entuziazëm, sot duhet të ishim më dyluftues. Ndeshja duhet të dilte barazim, e vendosi një episod nga një shpërqendrim. Ajo që nuk funksionoi sot ishte sulmi i shpejt, që ne e kemi pasur armën tonë. Sulmuesët nuk ishin të shpejt për të ndërtuar kundërsulmin. Teuta lejoi shumë zona mbrapa që nuk i shfrytëzua. Na erdhi keq sepse kemi humbur një ndeshje që nuk duhet ta humbinin. Nga ajo që është pozitive, futbolli shpreh gjithmonë solidaritet. Fitoi rikthimi i jetës sportive në Durrës. Nuk ka të humbur sot, edhe pse doja ta fitoja ndeshjen.

Besoj që kemi filluar mirë lojën. Kemi kontrolluar lojën goxha mirë. Mund të bëheshim më të rrezikshme nëse do e lëviznim topin më shpejt  në sulm. Na mungoi loja e mirë e Gripshit. Nuk ishte në gjendjen më të mirë. Sigurisht edhe shpejtësia e Ndekit. I kishim dhënë udhëzim të merrte mbrapashpinën. Butësia e terrenit ndoshta ndikoi në cilësitë e Gripshit, Bregut dhe Ndekit. Në fund fare të vjen keq që të mundesh nga një episod në fund të ndeshjes. Do rikthehemi për të luftuar edhe këto 3 ndeshje që mbyllet gjysma e kampionatit. Do të analizojmë me qetësi dhe do të vazhdojmë të ecim përpara.

Ndeki dhe Krasniqi – Sulmuesët duhet të ishin më altruist për ti shërbyer njëri tjetrit. Ndeki filloi ta riste në pjesën e dytë lojën, se në pjesën e parë ishte jashtë loje. Mund të ishte ai ndërrimi i parë, por kur pamë që lojtarët e tjerë kishin probleme, qëndroi deri në fund fare. Në pjesën e parë pothuajse nuk ishte në fushë fare.

Kërkesa – Kemi ndryshuar pak strategji. Sot kanë qenë në fushë 2 18 vjeçar dhe 1 tjetër 19 vjecar. Kërkuam të ishim më të kujdesshëm në mbrojtje. Kemi miksim lojtarësh. Rezultati i mban maksimalisht të motivuar në lojë.

Merkato – Nëse do ketë kërkesa që klubi do ta shikojë të arsyeshme. Më intereson të kem sa më shumë lojtarë të cilësisë së mirë. Klubi do të shikojë ofertat dhe me buxhetin që do të rimbursohet nga shitja e lojtarëve të kemi mundësi që ti zëvendësojmë me cilësi jo me numër. Janari nuk ofron alternativa të mira. Nuk duhen ndërruar shumë lojtarë në merkaton e janarit.

6 kartonët e verdhë – Ndeshje ishte korrekte edhe nga ana e gjykimit. Mundet të shmangeshin kartonat. Në një terren të butë, dyluftimet mund të jenë më të ashpra. Mund të kishte eliminuar ndonjë karton të verdhë. Niveli i gjykimit nuk ndikoi në rezultat. Ishte goxha korrekt.

Related posts

ZYRTARE/ Lajm i mirë për volejbollin e femrave të Vllaznisë. Nga sot ka edhe sponsor

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E ZIDANE/ James larg Madridit, katër klubet angleze nisin garën

Delo.autor

MUNGOI NË BOTËROR/ Sane zbulon rivalin më të madh të Man City-t për sezonin e ri

Isa.Autor

Leave a Comment