Futboll Seria A Sport

ASISTOI GOLIN E DYTË TË INTERIT/ Bastoni: E kishim provuar prej shumë kohësh, Konte më tha pas ndeshjes se…

Edhe Alesandro Bastoni, autori i asistit të golit të Barelës, foli për “SkySport” pas fitores 2-0 ndaj Juventusit. “Patëm shumë ndjesi të mira. E donim shumë këtë sukses, e kishim përgatitur mirë ndeshjen. Edhe vitin e kaluar qemë pranë parakalimit të Juves, por nuk ia dolëm, ndaj u bëj komplimente të gjithëve, – është shprehur mbrojtësi zikaltër në zonën mikse të stadiumit “San Siro” menjëherë pas përfundimit të supersfidës.
-Sot (dje) zero gola të pësuar? Ndoshta me skuadra të tjera rrezikojmë më shumë, sot (dje) ishim të përqendruar për 90 minuta dhe shkoi gjithçka mirë. Mendoj se u pa në fushë sa mirë e kishim përgatitur. Si lindi asisti për 2-0? E provojmë prej shumë kohësh dhe doli vetëm këtë herë… Në fakt, Konte më tha: ‘Më në fund ia dole!’ (qesh). Faza mbrojtëse? Mesfushorët na dhanë një ndihmë të madhe. Edhe kur luajmë kundër skuadrave më të vogla, vlerat janë gjithmonë të larta dhe në duelet një kundër një haset vështirësi kundër të gjithëve. Duke qëndruar më kompaktë, jemi më mirë. Ronaldo? U treguam të zotë, punë e madhe e skuadrës”.

Related posts

Vdekje misterioze, mbrojtësi i ekipit francez shuhet në moshën 18-vjeçare

Sadik.Autor

ÇMENDEN TIFOZËT E INTERIT/ Herët a vonë MODRIC do të luajë në ITALI

Isa.Autor

MARRËVESHJA PËR 150 MIJË EURO/ Mbrojtësi i Tiranës drejt kalimit te Lokomotiva e Zagrebit

Delo.autor

Leave a Comment