Futboll Premier League

Manchester United bëhet gati të thyejë rekordin e transferimeve në Premier League

Manchester United është gati të investojë plot 190 milionë euro për të mposhtur konkurrencën e Chelsea dhe Liverpool për të marrë shërbimet e Marco Asensio.

Sulmuesi i Real Madrid konsiderohet si një nga talentet më të mëdha në qarkullim dhe është bërë prioriteti i Jose Mourinho në merkaton e ardhshme.

Sipas “Don Balon”, United do të paguajë 190 milionë euro, një shifër rekord për Premier League për të marrë 22-vjeçarin që e ka vënë në dyshim të ardhmen në “Bernabeu” dhe flitet se do të pranonte me kënaqësi kalimin në “Old Trafford”.

Asensio ka një kontratë deri në vitin 2023 me Real Madrid dhe presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta shesë, por ai mund të dorëzohet kundrejt plot 200 milionë eurove dhe dëshirës së futbollistit.

Manchester United, që duket se do të renditet në vendin e dytë të Premier League, ka pasur probleme kryesisht me krijimtarinë në fazën sulmuese, kësisoj pas Alexis Sanchez kërkon një tjetër futbollist me “fantazi” në repartin e avancuar.

Related posts

“Shqipëria ka qenë gjithmonë zgjedhja ime”, sulmuesi i KOMBËTARES zbulon strategjitë kundër Spanjës

Isa.Autor

“TIRANA ËSHTË MË E FORTË SE NJË VIT MË PARË”/ Agustin Kola: Derbi ndeshja e sezonit, ja kush e vendos

Delo.autor

“EURO 2020″/ Portugali-Gjermani, një tjetër finalje e parakohshme. Ja tre sfidat interesante të ditës së sotme…

Delo.autor

Leave a Comment