Futboll Premier League Sport

Manchester United ia jep një super-lajm Fellainit pas golit me Arsenalin

Jose Mourinho tregoi se Marouan Fellainit po i afrohet një kontratë e re te Manchester United, pasi belgu bëri mjaft mirë në fitoren dramatike kundër Arsenalit. Fellaini shënoi në “Old Trafford,” duke iu dhënë të besuarve të Jose Mourinhos një fitore 2-1 ndaj “Topçinjve”.

Fitorja e konsolidoi Manchester United në vendin e dytë të Premier League, me pesë pikë përpara Liverpool, me këtë të fundit në vendin e tretë. Kontrata e Fellainit do të përfundojë në fund të sezonit dhe 30-vjeçari ende nuk ka nënshkruar për kushte të reja, duke çuar në spekulime se mund të largohet si një transferim i lirë.

Por, pas golit dramatik të belgut, trajneri i “Djajve të Kuq” tha se pret një marrëveshje të re me Fellaini, në mënyrë të menjëhershme. “Mendoj se një lojtar që kap kapitenin pas shënimit është duke thënë qartë se dëshiron të qëndrojë, – tha Mourinho për BBC. – Unë dua që ai të qëndrojë, klubi dëshiron të njëjtën gjë. Pra, mendoj se ai do të qëndrojë, është gati për një kontratë të re”.

Duke folur në konferencën për shtyp, pas ndeshjes, Mourinho shtoi: “Unë besoj se Fellaini do të qëndrojë. Ai është një lojtar i mirë dhe mund të përdoret në shumë role të ndryshme, sipas natyrës së lojës. Kjo është arsyeja pse ne duam që të qëndrojë. Ne jemi pothuajse aty, tek rinovimi i kontratës, por në futboll nuk është pothuajse e mjaftueshme kjo. Dua ta shoh letrën e bardhë me kokën e Manchester United dhe firmën e Ed Woodward me atë të Maraoune”.

Fellaini ka bërë 22 paraqitje në të gjitha garat për Manchester United, në sezonin 2017-2018, duke shënuar pesë gola.

Related posts

“SHPRESOJ QË KY KLUB TË FITOJË TITULLIN “/ Trajnerit Ancelotti nuk i ndahet zemra nga Seria A, zbulon dëshirën e madhe

Delo.autor

SHËNOHET GOLI I VITIT/ ROBBEN triblon 5 lojtarë dhe “fshinë merimangat” e portës (VIDEO)

Isa.Autor

SUPRIZON JUVENTUSI/ Divorcohet me mesfushorin që ka luajtur 389 ndeshje

Sadik.Autor

Leave a Comment