Futboll Sport

“MAGJI” NGA PORTA NË PORTË KENI PARË? Spektakël në Turqi, shikoni golin që mahniti të gjithë (VIDEO)

Gola spektakolarë kemi parë plot në futboll, ku ndër më të veçantët janë ato të shënuar nga mesi i fushës. Po gola nga porta në portë sa keni parë?

Rasti i fundit ka ndodhur në kategorinë e tretë të Turqisë. Lojtari i Vanispor goditi nga porta e tij dhe në mënyrë spektakolare arriti të shënojë në portën kundërshtare. Ai vetëm largoi rrezikun për skuadrën e tij, por pa e ditur se ku do të shkonte topi.

Rastësisht sfera u rrotullua me shpejtësi duke shkuar në rrjetë. Të gjithë të pranishmit shpërthyen në brohoritma nga ajo që panë, pasi gola të tilla janë vërtet të rrallë në futboll.

Videoja e golit ka bërë namin nëpër rrjetet sociale.

Related posts

ZYRTARE/ Florian Marku nuk pret për të mbrojtur titullin kampion, boksieri zbulon “viktimën” e radhës (FOTO)

Delo.autor

Juventusi dhe Napoli kërkojnë Boateng

Sadik.Autor

VAJZA 18-VJEÇARE NUK E LË TË QETË BALOTELLIN/ Nis një hetim i dytë për dhunë seksuale

Delo.autor

Leave a Comment