Futboll Seria A

Maradona i përgjigjet sllovakut Hamsik: Nder që kam fanellën tënde

Pak kohë më parë Marek Hamsik theu rekordin e golave të tij me fanellën e Napolit, por Diego Armando Maradona nuk është i hidhëruar, përkundrazi. Për të vlen më shumë e mira e skuadrës napolitane.

El Pipe de Oro iu përgjigj në Facebook kapitenit aktual të Napolit, duke e falënderuar për fanellën që i dhuroi, pikërisht atë që mbante veshur kur theu rekordin e tij.

“Marek, për mua ishte nder i madh që mora bluzën e rekordit që theve. Jemi dy persona që e duam fanellën e kaltër. Kanë qenë të shumtë lojtarët që kanë luajtur te Napoli dhe nuk kanë lënë shenjë, ndërsa ne të dy mund te themi se kemi luajtur në një skuadër të madhe. Marek, urime  të përzemërta për rekordin dhe një përqafim të madh nga miku yt, Diego.”

Marek Hamsik

Al mio amico Marek Hamsik con tutto il mio cuore. Evviva il record! ⚽#ForzaNapoliSempre

Gepostet von Diego Maradona am Donnerstag, 12. April 2018

Related posts

KTHEHET TË SULMOJË PRESIDENTIN PEREZ MBI SUPER LEAGUE/ Calderon: Nuk ka ndodhur kurrë më parë…

Delo.autor

BOSNJA KUNDËR INTERIT PËR DZEKON/ Zëvendëstrajneri nuk përmbahet: Fjalët e Inzaghit? Janë budallallëqe

Delo.autor

Nedved: Juventusi dëshiron ‘tripletën’ këtë sezon

Q.Autor

Leave a Comment