Formula 1

Shangai, Hamilton i pari në provat e lira, i fut frikën Ferrarit

Lewis Hamilton dominon provat e lira të Çmimit të Madh të Kinës, i treti për këtë sezon të Formula 1. Piloti i Mercedesit rezultoi më shpejti në pistën e Shangait me kohën 1’33″999, duke lënë pas me 3 dhe 4 të dhjetat më shumë respektivisht Raikkonen të Ferrararit dhe shokun e tij të skuadrës te Mercedesit, Valteri Bottas. Vetëm vendi i 6-të për Sebastian Vettel, që shënoi një kohë më të dobët se dy pilotët e Red Bullit, Ricciardo e Verstappen.

Hamilton jep një sinjal shqetësues për rivalët e tij, sidomos për Ferrarin.

Pas pilotëve të tre skuadrave më të mira u renditën njëvendëshet e Haas dhe Renault, të drejtuara nga Magnussen dhe Sainz , ndërsa Alonso i mbylli provat e lira në vendin e 12-të.

Related posts

PILOTI I NJOHUR I JEP LAMTUMIRËN F1/ Cdo garë më duket më speciale se zakonisht

Isa.Autor

Lewis Hamilton: Xhiro e përkryer, Mercedes po më habit çdo ditë

Sadik.Autor

ÇMIMI I MADH I BAHREINIT/ Hamilton: Gabuan një herë, tani do të kuptojmë se sa vlejnë

Delo.autor

Leave a Comment