Futboll Sport

Matematikisht kampione, Shkëndija barazon ndaj Akademija Pandev

Matematikisht kampione dhe me mendjen te finalja e Kupës së Maqedonisë, ndaj Pelisterit, Shkëndija e Tetovës i lejon vetës një hap fals.

Në javën e 30-të skuadra e Qatip Osmanit barazoi 2-2 në transfertën e Strumicës ndaj Akademija Pandev, duke shpërdoruar një avantazh prej 2 golash të pjesës së parë. Pikërisht në 45 minutat e para Shkëndija realizoi dy herë fillimisht në minutën e 16-të me brazilianin Stenio Junior dhe në të 19-ën me Besart Ibraimin që tashmë kryeson i vetëm listën e golashënuesve në kuotën e 20 finalizimeve.

Megjithatë në pjesën e dytë vendasit Akedemija Pandev u rikthyen në ndeshje me dy gola në harkun e 11 minutave duke marë një pikë në këtë sfidë. Me këtë barazim Shkëndija që tashmë e ka fituar zyrtarisht titullin për herë të dytë në historinë e klubit u ngjit në kuotën e 76 pikëve, plot 27 më shumë se Vardari i Shkupit që pozicionohet në vendin e dytë.

Related posts

PËRJETOI NJË “MBRËMJE TË ZEZË”/ Ronaldo nervoz: Unë kam 5 Champions, do ta shohim…

Delo.autor

Lippi apelon për VAR-in/ Të kuqen e RONALDOS e vlerëson si “haluçinacion” të gjyqtarit

Isa.Autor

I MAHNITUR NGA TALENTI I GRUMBULLUAR TEK ITALIA/ Montella thur elozhe: Është si Aguero dhe Muller

Delo.autor

Leave a Comment