Futboll La Liga

Zidane i vendosur të mbajë yllin e ekipit edhe nëse vjen Lewandowski

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane është i vendosur të mbajë në skuadër Karim Benzema edhe nëse në “Santigao Bernabeu” vjen Robert Lewandowski nga Bayern Munich gjatë merkatos së verës. Sipas “Diario Gol”, nëse klubi madrilen arrin të mbyllë me sukses marrëveshjen me bavarezët për sulmuesin polak, Benzema nuk do të largohet, por do të jetë në stol, një rol i ngjashëm ky me atë të Alvaro Morata, para se ky i fundit të transferohej në Premier League te Chelsea.

Po sipas kësaj medie, presidenti Perez është i gatshëm të dëgjojë të gjithë dëshirat e Zidane, për aq kohë sa ai është trajner, që do të thotë se e ardhmja e Benzema në kryeqytetin spanjoll, për momentin është e sigurtë.

Që kur u transferua te gjigandët spanjoll nga Lyon në vitin 2009 për 30 milionë euro, Benzema ai ka dalë mbanë të bëhet një nga të preferuarit e tifozëve të skuadrës. Në 399 ndeshje për kampionët e evropës, 30-vjeçari ka regjistruar 189 gola dhe 114 assist, shifra me të vërtetë të mira këto për francezin.

Gjithsesi, kohët e fundit ish-lojtari i Lyon duket se nuk ka më këto ritme, pasi në 53 ndeshjet e fundit, Benzema ka arritur të realizojë vetëm 15 gola, një rendiment aspak i mirë ky për një lojtar me cilësitë e sulmuesit.

Megjithatë për aq kohë sa Zinedine Zidane do të jetë në krye të stolit të Real Madrid, Benzema do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, i pëlqen ose jo tifozëve ky fakt. Gjithsesi që do të ketë ikje nga sulmi i Realit kjo do të ishte diçka e pashmangshme nëse madrilenët bëjnë ëndrrën realitet duke firmosur me Neymar të PSG, që prej kohësh përflitet për një kalim të mundshëm te “Galaktikët”.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË MBI MANCINI-N/ Presidenti i Federatës Italiane: Ju nuk e dini, por gjatë pandemisë…

Delo.autor

HABIT ME DEKLARATËN E TIJ PËR JAMES RODRIGUEZ/ Ancelotti: Futbolli është i thjeshtë

Delo.autor

FSHF ZHVILLON ASAMBLENË E ZAKONSHME/ Ja ndryshimet që priten të ndodhin

Delo.autor

Leave a Comment