Futboll La Liga Sport

Merret vendimi/ “MESSI” do të jetë markë veshjesh sportive, argjentinasi do të bëhet miliarder…

Lionel Messi, futbollisti më i paguar i planetit, ka fituar sot betejën ligjore duke marrë të drejtën për të regjistruar emrin e tij si një markë e mirëfilltë për veshjet sportive, pasi në komisioni i Komitetit Europian e kishte penguar pak ditë më parë me justifikimin se ai ishte shumë i famshëm dhe kjo mund t’i krijonte probleme markave të tjera.

Sulmuesi i Argjentinës dhe Barcelonës fitoi në këtë mënyrë një sfidë shtatë vjeçare me markën e veshjeve kryesisht për çiklizëm, spanjolle Massi, që ishte ankuar për ngjashmërinë e emrave.

Tanimë, gjykata e BE në Luksemburg, e dha vendimin e saj: “Lionel Messi mund të regjistrojë markën e tij “MESSI” për veshje sportive. Ka një ngjashmëri me “MASSI”, por kjo nuk përbën motiv për të penguar dikë të merret me biznes.”

Sulmuesi i Barcelonës fiton rreth 126 milionë euro në sezon, por duket se kjo shifër do të rritet ndjeshëm tani që ai do të hedh në treg veshjet e markës “MESSI”, një lëvizje që pritet ta kthejë argjentinasin, pesë herë fitues të “Topit të Artë”, në një miliarder.

Related posts

Bundesliga me dorë të hekurt, gjobë rekord trajnerit të Leverkusenit për simulim

Q.Autor

MOMENTE TENSIONI/ E godet me top në fytyrë, ish-lojtari zikaltër “acarohet” me pankinën e Interit (VIDEO)

Delo.autor

TAKTICIENI ARGJENTINAS/ Dy klube të mëdha, në garë për trajnerin e Tottenhamit

Isa.Autor

Leave a Comment