Moto GP Sport

MotoGP/ Shpërthen Jorge Lorenzo: Ja si më kopjoi Valentino Rossi

Në një nga shkrimet autobiografik shkruhet: “Valentino sapo ishte rikthyer te Yamaha dhe kishte dëshirën për t’u ringritur në nivelet e larta. Një ditë mësova se trajneri im, Antonio Casciani, ishte parë me Rossi-n dhe trajnerin e tij Tavullia dhe u kishte shpjeguar se si stërvitesha. Në atë moment kam ndërprerë raportin tim me Antonio-n. Valentino nisi që të stërvitej me motorin në mënyrë të njëjtë si unë, duke bërë ushtrime të njëjtë me të mitë. Nuk e di nëse kjo mund të ishte një rastësi, por nisi që të ishte më konkurrues”.

Spanjolli vijoi më tej. “Më kopjoi edhe vendosjen para çdo garë, por nuk mund të pranoja se si më kopjoi dhe stërvitjen. Fillova të dyshoja, nuk doja që Meregalli të ishte në takimin mes teknikëve sepse mund t’ia tregonte çdo gjë Valentino-s. Këshilla ime pasi më ndodhi kjo ishte që të mbaja sekret çdo gjë që më jepte avantazh ndaj rivalëve”.

Related posts

ISHTE PARASHIKUAR TË LUHEJ NË “ARENA EGNATIA”/ Ndeshja Teuta-Kastrioti, ndryshon stadiumi në orët e fundit

Delo.autor

Interi gjen pasuesin e Handanovic, siguron talentin ukrainas

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ja momenti kur Rudiger i mohon golin Foden me një super ndërhyrje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment