Futboll

Me këmbë në tokë: Neymar është gati për Botërorin

Neymar është gati, ose më mirë pothuaj gati. Një maj nga dëmtimi i rëndë në kavilje, që i kushtoi edhe një ndërhyrje kirurgjikale, braziliani duket të jetë rikuperuar.
Edhe pse 3 javë më parë u deklarua se gjithçka do të jetë nën kontrollin e safit mjekësor të ekipit kombëtar të Brazilit, lajmin për gjendjen e sulmuesit e ka dhënë klubi francez i PSG.

“Vlerësimi mjekësor i dok. Rodrigo Lasmar konfirmon evolucionin e shkëlqyer të dëmtimit të Neymar dhe na lejon rehabilitimin specifik të kaviljes së djathtë dhe mundësinë që ai ta mbështesë këmbë mirë në tokë”, shkruan në një njoftim klubi parisien.

Me pak fjalë riaftësimi i sulmuesit duket në rrugë të mbarë, që ai të bëhet gati për finalet e kampionatit botëror.

Për të deklaruar kohën e rikthimit në fushë duhet të pritet të pakëtn edhe 10 ditë, saktëson PSg: “në 10 ditët e ardhshme mund të fiksojmë një datë të qartë se kur lojtari do të rikthehet në fushë të nisë stërvitjen”.

Neymar duket ‘i shpëtuar’ dhe braziliani mund të kapë ndehsjen e fundit të sezonit, kur do të fëstohet edhe titulli kampion në Francë, por për më shumë ai do të jetë gati për Brazilin në finalët e Botërorit.

 

Related posts

ZBULOHET OFERTA ZYRTARE/ Interi gati të ndryshojë pronësi. Zhang mendon për ortakë

Delo.autor

YJET E FUTBOLLIT NË “BIG BROTHER”/ Një karton komik i bën bashkë (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKAT/ Spanja fsheh topin, Italia bombarduese. Zbuloni sekretet e ndeshjeve të para të “EURO 2020”

Delo.autor

Leave a Comment