Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery gjatë një interviste sqaroi zërat që po qarkullojnë për një rikthim të tij në La Liga dhe për kontaktet e nisura me drejtuesit e Real Sociedad për sezonin e ardhshëm.
46-vjeçari theksoi se dëshiron të jetë i sinqertë rreth së ardhmes, duke pohuar se ai është shumë i përqenduar te skuadra dhe te projekti që ka nisur me klubin francez. Emery shtoi se as ai dhe as përfaqësues të tij nuk kanë kontaktuar me ndonjë ekip tjetër.