Formula 1

Mercedes, Toto Wolff: Kontrata e Hamilton çështje ditësh

Mercedes është duke sistemuar detajet e fundit për të mbyllur bisedimet në lidhje me rinovimin e kontratës me pilotin britanik Lewis Hamilton, kontrata e të cilit me makinën gjermane skadon në fund të këtij viti.

Shefi i Mercedes, Toto Wolff, u shpreh se gjithçka thuajse është mbyllur dhe Hamilton do të pilotojë edhe pas 2018-ës me makinën kampione të Formula 1.

“Kemi biseduar me Lewis gjatë dimrit dhe më pas bisedimet kanë vijuar edhe gjatë ditëve të fundit, në Australi. Gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, po mbyllim detajet e fundit dhe mendoj se shumë shpejt do të konfirmojmë kontratën e re”, u shpreh Toto Wolff, që synon një rinovim 2-vjeçar me pilotin britanik, 4 herë kampion bote, i dyti në garën e pare sezonale.

Related posts

KËRKON TITULLIN/ Vettel nuk tërhiqet: Beteja me Mercedes vazhdon edhe në Monza

Isa.Autor

FORMULA 1/ Hamilton thumbon Verstappen: S’ka përvojë, titulli s’fitohet në një kthesë

Delo.autor

Montezemolo takon familjen Schumacher, ja lajmi që jep për Michael!

Sadik.Autor

Leave a Comment