Futboll Sport

Merr drejtimin e Palermos? De Biasi sqaron të vërtetën

U përfol se ishte shumë pranë stolit të Palermos, por Gianni De Biasi ka hedhur poshtë të gjitha zërat, për marrjen e drejtimit të skuadrës italiane.

Në një prononcim për “Mediagol.it”, ish-trajneri i Kombëtares ka shpjeguar edhe të vërtetën në lidhje me prezencën e tij në stadium për të ndjekur ndeshjen Citadella-Palermo.

“Nuk ka shumë për të sqaruar. Isha në ‘Tombolato’ për të parë ndeshjen Citadella-Palermo, sepse kur jam në shtëpi, në Udine ose në Padova, shkoj gjithmonë në stadium.

Nuk kam pasur asnjë kontakt me Palermon. Ju siguroj se nuk ka asgjë në këtë mes. Në mëngjes kam folur në telefon me Bruno Tedinon, i kam folur me shumë dashamirësi për situatën dhe ai e ka kuptuar shumë mirë.

Isha i detyruar ta bëja, sepse çfarë nuk kam lexuar. Kam një raport të mirë me të dhe bëj tifo për të. Shpresoj që ta ngjitë Palermon në Serinë A. Jam një person i pastër dhe them gjithmonë të vërtetën” u shpreh De Biasi.

Related posts

STADIUMI MITIK/ Pohimi TRONDITËS i yllit të Tottenham: Nuk është NDERË të luash aty…

Isa.Autor

“LEGJEONARËT”/ Ish-sulmuesi i Kombëtares në formë të shkëlqyer, vulos fitoren me Konkordian

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Kastrioti në “Loro Boriçi”. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment