Futboll Sport

Zidane i trembet Bayernit: Vetëm Ronaldo nuk na mjafton

Zinedin Zidane është i pakënaqur nga rezultati i ndeshjes së djeshme kundër Bilbaos dhe thotë se ekipi luajti mirë, sidomos në pjesën e parë dhe meritonte fitoren.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin, sepse bëmë ndeshje shumë të mirë. Në pjesën e parë krijuam shumë raste për të shënuar, por nuk ia dolëm. Ekipi nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund për të gjetur golin. Duhet të shënonim më parë dhe të ishim më konkretë përpara portës kundërshtare, pasi Bilbao mbrohet mjaft mirë dhe ne e dimë këtë. Kemi bërë shumë ndeshje të tilla në shtëpi në këtë kampionat dhe nuk na falen gabime të tilla”, tha fillimisht Zidane.

Më tej, trajneri i madrilenëve theksoi se në një javë kohë për të përgatitur Bayernin duhet të kërkojë më të mirën nga të tijtë.

“Ronaldo është super dhe po e shijon këtë moment, por duhet të jemi të gjithë mirë për Bayernin. Vetëm ai nuk mjafton. Do të kemi pak pushim këto ditë dhe pastaj do të nisim punën për Bayernin”, tha Zizu.

Related posts

AMIR RRAHMANI FANTASTIK/ Ja çfarë bën sulmuesi i Veronës përballë portierit të “Kuqezinjve”

Delo.autor

GJEST I BUKUR/ Vajza 6-vjeçare surprizon lojtarët dhe trajnerin e Vllaznisë, shikoni çfarë u dhuron para stërvitjes (VIDEO)

Delo.autor

CR7 SHKON NË STËRVITJE “CADILLAC”/ Makinën 150 mijë euroshe që i dhuroi Georgina për 37-vjetorin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment