Futboll Sport

Mbrojtësi i Sevillas në hall për finalen me Barçën: Nëse dëmtoj Messin, nuk kthehem dot në Argjentinë

Do të luhet finalja e Kupës së Mbretit në Spanjë, Barcelona-Sevilla, dhe do të jetë një duel për t’u ndjekur ai mes Mercados dhe Mesit, të dy shokë skuadre tek Argjentina.

Në një intervistë për të përditshmen “AS”, Mercado deklaron se duhet të jetë i kujdesshëm me patriotin e tij.

“Nëse e lëndoj Mesin, nuk kthehem dot më në Argjentinë”, shprehet mbrojtësi.

Kjo tregon se sa i rëndësishëm është kapiteni i Argjentinës për ekipin e tij dhe gjithë shpresat e kombit në këtë Botëror rëndojnë pikërisht mbi asin e Barcelonës.

Sevilla është një nga “viktimat” e preferuara të Mesit gjatë karrierës së tij.

Related posts

Barcelona e la pa Botëror, lojtari francez kërkon largimin nga “Camp Nou”

Isa.Autor

E KONFIRMON LE PARISIEN/ Zinedin Zidan do të drejtojë kombëtaren e Francës pas Botërorit

F.autor

Suso: Milan nuk është i fortë aq sa duhet…

Sadik.Autor

Leave a Comment