Futboll Sport

Merr frymë Vllaznia, fiton kundër Laçit dhe kalon Teutën

Vllaznia ka mbyllur pjesën e parë me fitoren 1-0 kundër Laçit. Një takim që ngjall mjaft interes për të dy ekipet, pasi skuadra shkodrane ka nevojë për pikët e mbijetesës, ndërsa ekipi laçian do pikë për të kapur Evropën. Trajneri Ernest Gjoka erdhi me disa ndryshime në formacion, pasi aktivizoi nga minuta e parë Çinarin, ndërsa uli në stol Ribajn, pa harruar dhe aktivizimin e Tafilit në vend të Orelesit. Laçi nuk ka ndryshime nga ana tjetër, pasi Mezani konfirmon sërish Shtubinën para Fangajt.

Pjesa e parë – Takimi ka nisur mjaft mirë për Vllazninë, pasi shkodranët kanë arritur të kalojnë në avantazh mjaft shpejt, pa harruar dhe një ndihmë të madhe që i ka dhënë Sefgjini. Lika del i vetëm përpara portierit Selmani. E kalon topin mbi të, sfera përplaset në traversë dhe i kthehet sërish gjuan fluturimthi, por topi i tij ndalet me dorë nga Sefgjini, i cili pengon një gol të sigurt. Gjyqtari Kola nuk heziton duke drejtuar dorën te pika e penalltisë. Sulmuesi Sukaj merr përsipër goditjen e saj dhe në fund nuk gabon duke përshëndetur rrjetën për 1-0.

Minutat në vazhdim nuk ka ndryshuar aspak, pasi kanë folur tërësisht për Vllazninë. Çinari dhe Sukaj mund të ishin më altruist dhe të saktë në bashkëpunimin me njëri-tjetrin, por dëshira për të shënuar vetë ka bërë që të mos shënojnë golin e dytë për Vllazninë. Trajneri Ernest Gjoka është i mërzitur, pasi skuadra e tij nuk arriti që të shënonte golin e dytë.
Pjesa e dytë – Humbja nuk i shkon përshtat Laçi që pavarësisht se me 10 lojtarë mundohet të gjejë barazimin. Shkodranët e mbajnë mjaft mirë avantazhin, por nuk arrijnë të gjejnë golin e qetësisë. Momenti më pikant i pjesës së dytë ishte ai i minutës së 66-të kur Shtubina pretendon për një penallti, por pozicioni i tij është jashtë loje. Nxehen gjakrat mes tij dhe ish-shokëve të ekipit. Përfundimisht, Vllaznia fiton me shumë vuajtje me rezultatin 1-0. Shkodranët kaluan në vendin e 8-të pas humbjes shokuese të Teutës me Kamzën. Shkodranët kalojnë 3 pikë para Teutës, ndërsa Kamza është sërish 4 pikë para.

 

Kategoria Superiore – Java 31
Vllaznia – Laçi 1-0

Shënues: Sukaj 6’
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Tafili, Krymi (Bardulla 70’), Vucaj, Lika, Çinari (Kalaja 78’), Sukaj (Ribaj 63’).Trajner: Ernest Gjoka
Laçi: Selmani, Shtubina (Bushi 70’), Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi (Lulaj 65’), Lushkja, Kallaku, Nika (Fangaj 46’), Uzuni, Reginaldo.Trajner: Gentian Mezani
Gjyqtar: Klajdi Kola
Karton i verdhë: Mersini 52’/Shtubina 27’
Karton i kuq: Sefgjini 7’

Related posts

Ulreich thyen heshtjen, ja çfarë thotë pas gabimit ndaj Real Madridit

Sadik.Autor

Nuk ka më dyshime, De Bruyne e zbulon aksidentalisht të ardhmen e Alexis Sanchezit

Q.Autor

E BUJSHME/ Neymar telefonon kampionin e Botës, e fton te PSG-ja

Isa.Autor

Leave a Comment